Strategjia e vėnies sė notave

Tipi i skemės sė vėnies sė notave i pėrdorur pėr njė detyrė ėshtė shumė fleksibėl. Ai mund tė jetė:

  1. Pa nota: Nė kėtė tip ushtrimi, mėsuesi nuk ėshtė i interesuar aspak pėr vlerėsimin kuantitativ (me nota) tė studentėve. Studentėt bėjnė komente pėr pjesėt e punėve por nuk u ve nota. Megjithatė, mėsuesi, nėse dėshiron, mund tė notėzojė komentet e studentėve. Kėto "nota tė notave" formojnė bazėn e notave finale tė studentėve. Nėse mėsuesi nuk e notėezon vlerėsimin e studentit atėhere detyra nuk ka ndonjė notė finale.
  2. Notėzimi Akumulativ:Ky ėshtė njė tip default i venies sė notave. Nė kėtė tip detyrash nota e ēdo vlerėsimi ėshtė formuar nga njė numėr"elementesh vlerėsimi". Ēdo element duhet tė mbulojė njė aspekt tė veēantė tė vlerėsimit. Zakonisht njė vlerėsim do ketė diēka mudis 5 deri 15 elemente pėr komente dhe nota, numri varet nga pėrmasat dhe kompleksiteti i detyrės. Njė vlerėsim ushtrimi me vetėm njė element ėshtė i lejueshėm dhe ka nje strategji vlerėsimi tė ngjashėm me Vlerėsimin standart tė Moodle.

    Elementet kanė tiparet e mėposhtme:

    1. PėRSHKRIMI i elementit tė vlerėsimit. Ky duhet tė shprehė qartė aspektin e detyrės qė po vlerėsohet. Nėse vlerėsimi ėshtė kualitativ, ėshtė e dobishme tė japėsh detaje tė asaj qė konsiderohet e shkėlqyer, mesatare dhe e dobėt.
    2. SHKALLA e elementit vlerėsues. Ka njė numėr tė paracaktuar shkallėsh. Ato fillojnė nga shkalla e thjeshtė PO/JO , te shkallėt e shumėfishta, e deri te njė shkallė me pėrqindje. Ēdo element ka shkallėn e vet e cila duhet zgjedhur e tillė qė tė pėrputhet me numrin e variacioneve tė mundshme pėr kėtė element. Vini re qė shkalla NUK pėrcakton rėndėsinė e elementit kur llogaritet nota totale, njė shkallė me dy pika ka tė njėjtėn "influencė" sikurse njė shkallė me 100 pika nėse elementet respektive kanė tė njėjtėn peshė...
    3. PESHA e elementit vlerėsues. Nė mėnyrė default, elementeve u jepet e njėjta rėndėsi kur llogaritet nota totale e detyrės. Kjo mund tė ndryshohet duke u dhėnė elementeve me mė shumė rėndėsi njė peshė mė tė madhe se njė, dhe elementeve mė pak tė rėndėsishmėm njė peshė mė tė vogėl se njė. Ndryshimi i peshave NUK ndikon tek nota maksimale, kjo vlerė ėshtė fiksuar nga parametri Nota Maksimale e detyrave tė barabarta. Peshave mund t'u jepet edhe vlera negative, ky ėshtė njė tipar eksperimental.
  3. Notėzimi i kufizuar nga gabimet: Nė kėtė tip detyrash aplikimet (dėrgimet) notėzohen me njė seri shkallėsh PO/JO. Nota pėrcaktohet nga "Tabela e Notave " e cila jep lidhjen midis numrit tė "gabimeve" dhe notės sė sugjeruar. Psh njė detyrė mund tė ketė 6 ēėeshtje sinjifikative qė duhet tė jenė prezent, Tabela e Notave do tė japė notat e sugjeruar nėse tė gjitha janė prezent, nėse njera mungon, nėse dy mungojnė, etj. Ēėshtjeve individuale , nėse dėshironi, mund t'u jepni faktorė peshe nėse disa ēėshtje janė mė tė rėndėsishme se tė tjerat. Numri i "gabimeve" ėshte njė shumė e peshuar e ēėshtjeve qė nuk janė prezent. Nė mėnyrė default ēdo ēėshtjeje i jepet njė peshė 1. Tabela e notave duket si jolineare, psh notat e sugjeruara mund tė jenė 90%, 70%, 50%, 40%, 30%, 20%, 10%, 0%, 0%, 0% pėrr njė detyrė me 10 ēėshtje. Vlerėsuesi mund tė rregullojė notėn e sugjeruar me deri nė 20% kur tė japė notėn finale tė aplikimit.
  4. Notėzimi me Kritere: Ky ėshtė tipi mė i thjeshtė i vlerėsimit (megjithse jo domosdoshmėrisht mė i drejtpėrdrejtė). Aplikimeve u vihet notė pėrkundrejt njė bashkėsie pohimesh kritere. Vlerėsuesi zgjedh se cili pohim i pėrshtatet mė mirė pjesės se punės. Nota pėrcaktohet nag njė "Tabelė Kriteresh" e cila jep noten e sugjeruar pėr secilin kriter. Psh njė detyrė mund tė ngrihet mė 5 pohime kriteresh dhe vlerėsuesit duhet atėhere tė zgjedhin njė nga 5 pohimet pėr secilin nga vlerėsimet e tyre. Sikurse te vlerėsimi i kufizuar vlerėsuesi mund tė rregullojė notėn e sugjeruar me deri nė 20% pėr tė dhėnė notėn finale.
  5. Rubrika Kjo ėshtė e ngjashme me Notėzimin me Kritere, me pėrjashtim se ka bashkėsira kriteresh. Secila bashkėsi mbulon njė "Kategori" tė veēantė, mund tė ketė deri nė 5 pohime. Kėtyre bashkėsive u jepen pesha individuale dhe nota ėshtė njė kombinim i peshuar i pikėve nga secila bashkėsi. Nuk ka opsionin e rregullimit ky tip vlerėsimi.